250x250 - ad block size (e.g. 250x20) 250 - ad block width 250 - ad block height #FFFFFF - background color in RRGGBB without # #FFFFFF - border color in RRGGBB without # #0000FF - black (in RRGGBB format, without leading #) #000000 - black(in RRGGBB format, without leading #) #34A705 - green (in RRGGBB format, without leading #) http://www.httpoolkosovo.com/ - http://ditarishqip.blogspot.com http%3A%2F%2Fwww.httpoolkosovo.com%2F - ditarishqip.blogspot.com http://www.httpoolkosovo.com/ - http://ditarishqip.blogspot.com http%3A%2F%2Fwww.httpoolkosovo.com%2F - ditarishqip.blogspot.com 51c77e588ccbe - 3

Stupcat Pronto 2013 – Nanat e ministrave

Stupcat Humor 2013 Video u mundsua nga portali yne ditarishqip . Stupcat Humor Shqip i cili po thyen kufinjet e shiqimit aty ku po publikohet .

Urimet e zyrtarëve me rastin e Vitit të Ri

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë të shtetit kanë uruar qytetarët me rastin e Vitit të Ri. Në mesazhin e urimit të presidentes Atifete Jahjaga thuhet “Në vigjilje të kremtimit të Vitit të Ri 2013 ju dëshiroj të gjitha të mirat – shëndet, gëzime dhe suksese në jetën dhe punën tuaj. Ta kalojmë ndërrimin e moteve në familjet tona së bashku me të afërmit dhe miqtë, në solidaritet, në ndihmë dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit”. “Me këtë rast të kujtojmë me pietet dhe krenari ata që u flijuan për Kosovën. Të nderojmë familjet e tyre. Ideali dhe veprimtaria e dëshmorëve të jetë udhërrëfyese nga e cila marrim forcë për t’i tejkaluar të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohemi, dhe për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, me sistem të avancuar demokratik me liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim. Një shtet me rrugë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përjetshme me Shtete e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në urim. Më tej, Jahjaga shprehu falënderim të gjithë atyre që natën e ndërrimit të motmotit janë në punë duke e kryer detyrën dhe shërbimet e nevojshme. “Në këtë natë, i falënderojmë pjesëtarët e KFOR-it, të EULEX-it dhe të misioneve diplomatike në Kosovë dhe shprehim respektin për ndihmën që ata i ofrojnë Kosovës dhe qytetarëve tanë”, thuhet në urim. Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në mesazhin e urimit drejtuar qytetarëve të vendit theksoi se në këto çaste gëzimi e hareje nuk kemi sesi të mos kujtojmë flijimin dhe sakrificën mbinjerëzore të popullit tonë për liri, kulmuar me luftën e fundit çlirimtare dhe komandantin legjendar Adem Jashari, interesi i vetëm i të cilëve ishte Kosova e lirë e pavarur dhe demokratike. “Ne, sot po e mbyllim një vit përpjekjeje e zhvillimi aq sa lejuan rrethanat dhe po hyjmë në Vitin e Ri me objektiva të reja, duke pasur parasysh potencialet e shumta njerëzore e natyrore, ndaj besoj thellësisht që 2013-ta do të sjellë më shumë rritje ekonomike, më shumë vende pune dhe më shumë mirëqenie e lumturi në familjet tona”, shprehet Krasniqi.

Treni më i madh nga çokollata (Video)

Belgë kanë punuar një model të madh, të detajuar të trenit me avull, të gjatë 34 metra, duke përdorur vetëm çokollatë. Krijues është Andrew Farrugia. Atij dhe ndihmësve të tij i janë dashur 784 orë dhe 1250 kilogramë çokollatë. Treni është ekspozuar në stacionin më të madh hekurudhor në Bruksel, ndërsa është bërë për të promovuar industrinë belge të çokollatës në tregun evropian. Në Belgjikë janë afro 300 fabrika çokollate të cilat çdo vit prodhojnë çokollata në vlerën e jo më pak se dy miliardë funteve.

Vali Corleone ju uron festen e Vitit te ri 2013

Vali Corleona keshtu u shpreh ne urimin e tij per VITIN E RI : GEZUAR VITIN E RI BIG ALBANIA UN QDO VIT TE RI JAM I GEZUAR SHUME, POR ZEMRA IME E MADHE SA OQEANI PACIFIK PER VITIN E RI EDHE MERZITET SHUME!! TATUAZHA IME (PIKA NE SY), ESHTE PER DIKON QE NUK (JETON ME NE GLOB POR NE QJELL)(DASHURI TE QMENDUR KISHE PER MUA, DHE ME ATE DASHURI IKE NE QJELL MY LOVE GEZUAR)(*****PRINCVALENTINO CORLEONE*****)

Kim Kardashian shtatzënë

Kim Kardashian pritet të bëhet nënë – ylli televiziv është shtatzënë me reperin Kanye West. West e ka zbuluar lajmin e ri para qindra të pranishmëve në një koncert të tij në New Jersey gjatë të dielës, duke zbuluar se Kardashian është rreth 12 javëshe tash. West i ka thënë publikut “të ndalojë muzikën dhe bëjë zhurmë për nënën e bebes time”, duke iu referuar të dashurës së tij, e cila ishte në publik, Kardashian ende është në mes të divorcit nga ish-burri i saj ylli i NBA-së, Kris Humphries. Dyshja lidhën kurorë në gusht të vitit 2011, por martesa e tyre zgjati vetëm 72 ditë. Kim është në lidhje me West që nga fillimi i vitit 2012.

Elvana ua uron Vitin e Ri (video)

Elvana Gjata ka postuar një video në You Tube përmes të cilës ua ka uruar Vitin e Ri 2013 të gjithë fansave të saj. Madje, këngëtarja nga Shqipëria në “shenjë mirënjohje për mbështetjen” u ka bërë një “dhuratë” fansave të saj, një bilboard me fytyrat e tyre në qendër të Tiranës. “Dhurata ime për ju për Vitin e Ri 2013 është një bilboard i madh i vendosur këtu në Tiranë në Sheshin Nëna Terezë. Në këtë bilboard janë të gjithë fotografitë që vetë ju i keni dërguar”, thotë Elvana në videon e postuar. Elvana ka uruar që viti i ri të jetë edhe një vit tjetër i suksesshëm për kombin shqiptar.

Scary Hidden Camera (VIDEO) hahaha

Programi televiziv “Silvio Santos”, e mendoi edhe një kamerë - të tmerrshme - të fshehtë! Shikoni se si reagojnë të porsa pranuarit në punë, për të pastruar në një morg, kur papritmas ngrihet “i vdekuri” nga arkivoli.

Unikkatil: Tri herë e shtyva biletën kthyese

Reperi shqiptar, Unikkatili, ka deklaruar se e ka shtyrë tri herë biletën e kthimit për Amerikë, pasi kishte përjetuar momente të jashtëzakonshme në vendlindje. Unikkatili i cili mbajti koncertin e tij në Prishtinë gjatë korrikut ka thënë për Express se tri herë e ka shtyrë biletën kthyese për Amerikë, pasi kaloi momente të mira në vendlindje. “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë vizitën time në Prishtinë. E jo vetëm në Prishtinë, por vizitova çdo rajon të Kosovës, e po ashtu edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë, Gjermaninë, Zvicrën e çdo gjë që kam përjetuar prej shqiptarëve të këtyre rajoneve ka qenë fenomenale”. “Aq fenomenale, sa që e kam shtyrë tri herë biletën e aeroplanit për shkak se nuk kam dashur të kthehem”, ka thënë Viktori. Pos tjerash ai shtoi se suksesi i tij erdhi për shkak të motivimit nga miqt dhe familja. Unikkatili më 15 korrik të këtij viti mbajti një prej koncertve më të mëdha në epokën e re të vendit tonë, me rreth 25 mijë fansa që ishin të pranishëm në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.

Jennifer Lopez dëshiron famë edhe për fëmijët

Ata janë vetëm 4 vjeç, por binjakët e Jennifer Lopez, Max e Emme nuk e kanë problem të jenë në qendër të vëmendjes. Ata u ngjitën në skenë së bashku me nënën e tyre dhe të dashurin e saj balerin, Casper Smart në koncertin në Lopez po jepte në San Juan, Puerto Rico. Këngëtarja e veshur me një kostum me gurë e xixa të ngushtë pas trupit mbante në krahë vajzën e saj Emme, teksa përshëndeste publikun. Ndërsa Max, për të treguar se ishte një djalë i rritur, iu afrua turmës së njerëzve duke i përshëndetur. Ai po ashtu i dhuroi nënës së tij, një trëndafil të bardhë.

Kiamet -Fshije lotin (Felon Records) 2011

Kiameti - Fshije lotin , keng hit Rap HIP HOP .

Akuariumi me peshkaqenë shpërtheu në mes të qendrës tregtare (Video)

As skenaristët më të guximshëm të Hollywoodit nuk do të mundnin ta përshkruajnë skenën që ndodhi në një qendër tregtare në Shangai, ku shpërtheu akuariumi 33 tonësh me peshkaqenë, e që la 15 njerëz të plagosur. Për fat të mirë, para se akuariumit të shkatërrohej, nuk kishte shumë njerëz, se përndryshe numri i të lënduarve do të ishte shumë më i madh. Kamerat e sigurisë në qendrën tregtare "Shanghai Orient" kanë shënuar këtë ngjarje jo të zakonshme. Disa vëzhgues qëndronin para akuariumit, pa ditur se xhami do të çahet. Në korridore papritmas u derdh sasi e madhe uji, bashkë me peshkaqenët. Tash për tash nuk dihet se si ka ndodhur ky incident, ndërsa policia është duke punuar në zgjidhjen e çështjes. Akuariumi me peshkaqenë dhe lloje të tjera të peshkut dhe kafshëve detare ishte atraksion në këtë qendër tregtare, për çka para çarjes qëndronin shumë njerëz për ta parë

Balotelli të padisë ish të dashurën

Ylli italian i futbollit, Mario Balotelli, ia ka tërhequr vërejtjen ish të dashurës së tij se do ta padisë pas akuzave se ai është i papërgjegjshëm. Balotelli ishte ndarë nga Rafaella Ficco para lindjes së vajzës së tyre, Pia, gjatë këtij muaji. Tani Balotelli ka reaguar keq pas akuzave të modeles, e cila e quajti SuperMarion të papërgjegjshëm dhe të painteresuar për vajzën Pia. “Unë nuk mund të toleroj që të dëmtohet nderi im prej një burri”, ka theksuar Balotelli. Balotelli besohet se është konsultuar me avokatë për të marrë masa ligjore ndaj Rafaellas në rast se ajo përsëri në ndonjë revistë e fyen Balotellin

Marseli Selites te gilavava 2011 2012

Taste 2 - Na jena

Luani Sulmon Modelen gjatë Pozimit

Luani Sulmon modelen gjatë nje pozimi per nje sken filmi.

Casillas është krenaria e Realit

Kapiteni Iker Casillas është krenaria e Real Madridit – ka thënë përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque. Portieri spanjoll u la në bankën rezervë nga trajneri Jose Mourinho në humbjen prej 3-2 nga Malaga duke nxitur polemika të mëdha në media dhe mes njohësve të futbollit. “Ikeri ka arritur (te Reali) në moshën 10-vjeçare. Prindërit e tij kanë merita të mëdha që e kanë sjellë në qendrën stërvitore, ndërsa unë mendoj se nuk e kanë bërë për para”. “Ikeri është krenaria e Real Madridit. Ai është i vetmi që ka ardhur nga të rinjtë e skuadrës dhe do të ishte mirë të vlerësohej ajo që ka bërë, sepse ka bërë shumë”.

Ndodh që edhe alkooli shpëton jetë

Mjekët ia kanë shpëtuar jetën një pacienti duke i nxjerrë jashtë funksionit një pjesë të zemrës nëpërmjet injektimit të një sasie alkooli farmacie (97% të pastër). Ndërhyrja e rrallë ndodhi në Britaninë e Madhe, ku 77-vjeçari Ronald Aldom vuante nga një takikardi e pazakontë (e quajtur takikardia ventrikulare), e cila kërcënonte jetën e tij. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për këtë problem kardiak, mjekët vendosën që gjatë operacionit të injektonin alkool të pastër në një pjesë të zemrës, për të nxjerrë jashtë funksionit muskulin që shkaktonte anomalinë. Top-Channel raporton se ndërhyrja ishte tentuar vetëm pak herë më parë dhe në secilin rast, kishte dhënë rezultate, ashtu siç ndodhi edhe me të moshuarin Aldom, i cili u largua disa ditë më pas nga spitali tërësisht i shëndetshëm. Ndërsa efektet negative të alkoolit janë të njohura gjerësisht, shpesh argumentohet se në fakt, alkooli ka rrjedhoja pozitive për zemrën. Ndërsa diçka e tillë nuk është e verifikuar nga shkenca dhe gjithsesi nuk rekomandohet për shkak të rrjedhojave të tjera, ky rast tregon se me të vërtetë, ndonjëherë, alkooli me të vërtetë mund të shpëtojë jetë.

Rita Ora lanson këngën e re

Londër, dhjetor 2012 Pas lansimit të albumit të ri “ORA”, superylli shqiptar, Rita Ora, nuk ka shprehur disponim që të ndalet, pasi tashmë ka publikuar këngën e saj më të re. Kënga titullohet “Dancing In My Brain”, dhe është lansuar në orët e fundit. Për të gjykuar këngën e re të këngëtares shqiptare që po bën bujë në gjithë botën, dëgjojeni këngën, por duke vlerësuar tekstin e këngës ashtu sikurse aspektet tjera, nuk pritet që ky projekt të jetë diçka tjetër pos një hiti të madh.

Kim Kardashian, format që e bënë atë të famshme

Pavarësisht mënyrës së diskutueshme se si u bë e famshme dhe u fut në botën e spektakleve duke u kthyer në femrën më të komentuar në botë nëpër media e blogje në internet, format trupore të Kim Kardashian janë të në mënyrë të padiskutueshme shumë të këndshme dhe të pëlqyera nga meshkuj dhe femra. Në një dalje të saj të fundit në publik, Kim dukej magjepsëse e veshur me një bluzë të kuqe që i jepte shkëlqim dhe një palë pantallona të ngushta pas trupit në ngjyrë bezhë. Së fundi marrëdhënia e saj me reperin Keny West duket se po ecën më së miri, madje shpesh janë përfolur për ta bërë më serioze lidhjen e tyre duke u lidhur në martesë. 30 korrik 2012.

Notimi nëpër borë (Video)

Një përdorues me emrin ‘budav47lebac’ në kanalin e vet në YouTube ka publikuar disa video, në të cilat, siç thotë, “lahet në mënyrën boshnjake”. Mashkulli i paidentifikuar ka vendosur të dalë përpara shtëpisë së vet dhe “të notojë” në borë vetëm me brekë. /Telegrafi/

Kosova “armatoset” për Vitin e Ri

Edhe në këtë fundvit, sikurse edhe vite më parë, që nga fillimi i muajit dhjetor, fishekzjarrët gjenden kudo nëpër rrugët e kryeqytetit, por edhe në qytete të tjera të Kosovës. Shitja, blerja dhe përdorimi i tyre tashmë ka filluar. Autoritetet doganore thonë se deri më tash, gjatë vitit 2012, në Kosovë kanë hyrë rreth 500 mijë kilogramë mjete shpërthyese. Ka fishekzjarre që janë shumë të rrezikshëm, dhe që shiten pa ndonjë kriter nëpër rrugë, megjithëse zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme deklarojnë se kompanitë, katër të cilat janë të licencuara deri më tash, duhet të japin shpjegime për mënyrën se si duhet të përdoren ato. Edhe pse prej vitesh ekziston një ligj, sipas të cilit duhet të kontrollohen të gjitha subjektet që importojnë fishekzjarrë, nga ajo që shihet në terren, duket se një ligj i tillë nuk zbatohet ashtu siç duhet. Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Brendshme, Driton Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë së lidhur me çështjen e fishekzjarrëve, ministria çdo vit aplikon rregullat për kontrollin e importimit të mjeteve piroteknike, vetëdijesimin e qytetarëve, si dhe kontrollin dhe shitjen e këtyre mjeteve. Kurse, sa i takon zbatimit të ligjit, Gashi pranon se ai nuk po zbatohet siç duhet. “Normalisht, ne nuk jemi të kënaqur me shkallën e zbatimit të ligjit ose të udhëzimit administrativ. Ne kemi thënë edhe në vitet paraprake se ne kemi zgjedhur një rrugë pak më të vështirë dhe më të gjatë, që është vetëdijesimi i njerëzve. Pra, njerëzit duhet të njoftohen dhe pastaj duhet të jenë të përgjegjshëm për zbatimin e ligjit”, tha Gashi. Vitin e kaluar, por edhe vitet me parë, nga pakujdesia dhe mungesa e informacioneve për përdorimin e fishekzjarrëve, dhjetëra qytetarë janë lënduar, dhe nga plagët e marra kanë kërkuar ndihmën e mjekut. Lëndimet e qytetareve thuhet se, veç tjerash, kanë ndodhur edhe për faktin se në artikujt e blerë nga qytetarët, nuk ka pasur shpjegime se si duhet të përdoret një fishekzjarr. Driton Gashi tha se të gjitha ato kompani, të cilat shesin mjete piroteknike, duhet ta shesin mallin e tyre me shpjegime shqip se si duhet të përdoren fishekzjarrët. “Ajo është e obligueshme, ne e kemi futur si kriter në udhëzimin administrativ që edhe sqarimi domosdo duhet të jetë në gjuhën shqipe. Në pika të caktuara ndoshta edhe nuk zbatohet plotësisht, qoftë udhëzimi apo ligji”, sqaroi Gashi, duke shtuar se në gjithë vendin inspektorët do të jenë në terren për të ndalur të gjitha parregullsitë që kanë të bëjnë me këto çështje. Nga ana tjetër, kryeinspektori i tregut të Kosovës, Ruzhdi Shehu, i tha Radios Evropa e Lirë se të gjithë ata tregtarë të cilët janë duke shitur mjete piroteknike për festat e fundvitit, nëse nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm, malli i tyre do të konfiskohet. “Ne kemi pasur raste ku kemi hasur në tregtarë, të cilët nuk kanë qenë të pajisur me dokumente të veçanta nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha ato mallra janë konfiskuar dhe nuk është lejuar shitja e tyre". "Kontrollet që do të pasojnë nga e hëna, apo në disa komuna është filluar edhe më herët, gjithë tregtia e tyre me pakicë, nëse nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat ligjore të përcaktuara me Ligjin mbi fishekzjarrët, Inspektorati i tregut me asistencë të policisë, do t’i konfiskojë mallrat e tilla”, deklaroi Shehu. Ndërkaq, autoritetet doganore thonë se vetëm deri më tash, pra gjatë vitit 2012, në Kosovë, kanë hyrë rreth 500 mijë kilogramë mjete shpërthyese. “Në vitin 2012 kemi pasur import prej 497 mijë kilogramësh të mjeteve si fishekzjarrë, raketa ndriçuese. Kjo kap vlerën prej rreth 800 mijë eurosh”, bëri të ditur Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës. Ndërkaq, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar se gjatë festave të fundvitit, përveç kujdesit që do ta shtojnë për sigurinë nga produktet piroteknike, ata kanë hartuar një urdhër operativ me rastin e këtyre festave. “Policia e Kosovës e ka hartuar urdhrin operativ policor, i cili ka të bëjë me ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në prag të festave të fund vitit”, u shpreh Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Për dallim nga shitësit ambulantë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, të cilët nuk duan të flasin për produktet e tyre se kush i blen dhe sa e respektojnë ligjin, qytetarët shprehen kritikë ndaj tyre dhe organeve të rendit se nuk ka një kontroll më të shtuar ndaj shitjes së tyre. Ndryshe, edhe në seancën e fundit për vitin 2012 në Kuvendin e Kosovës, disa nga deputetët, kanë kërkuar nga organet kompetente që të ndërmerren masa që edhe Kosova si edhe vendet e tjera evropiane të festojë ardhjen e viti të ri pa pasur incidente nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Një francez fiton 101 milionë euro në loto

Paris, 23 dhjetor – Derisa një pjesë e konsiderueshme e botës e priste në ankth 21 dhjetorin e këtij viti, hkaku i paralajmërimeve për kiametin, kjo datë qëlloi të ishte me fat të madh për një qytetar të Francës, i cili ka qëlluar të gjithë numrat fitues të eurolotos dhe do t’i marrë saktësisht 101 milionë e 835 mijë e 641 euro, sa ishin mbledhur në fondin e “Euro Milion’s”. Si transmeton portali Albinfo, këto para mjaftojnë për blerjen e 2.5 tonë ari.
Kjo është shuma e tretë më e madhe e fituar që nga fillimi i kësaj loje të fatit në Francë. 
Çmimi rekorde në Francë ishte 169 837 010 €  dhe ajo ishte fituar më 13 nëntor 2012.
Lotoja “Euro Milion's” luhet në nëntë shtete evropiane: Francë, Britani të Madhe, Spanjë,  Luksemburg, Belgjikë, Zvicër, Portugali, Irlandë dhe Austri. 

Amviset xhirojnë versionin e tyre të “Gangnam Style”

Një grup i amvisave britanike është mbledhur për bamirësi... Ato kanë bërë një version të tyre këngës së njohur të këngëtarit nga Koreja Jugore, PSY. Janë veshur me rroba festive, sillen nëpër shtëpi, pastrojnë dhe këndojnë “Gangnam Style”. Shikojeni videon. /Telegrafi/

Emma watson dance

Rrahet perseri Ledri Vula

Rrahet Ledri Vula nga i Dashuri i Dafina Zeqirit ku u dergua ne spital nga shoket e tij per te mar ndihmen e parë mjeksore .

Lajmet Direkt nga New York

Lajmet Direkt nga New York

Argëtimi i ushtarëve (Video)

Një grup ushtarësh britanikë që shërbejnë në Afganistan kanë xhiruar versionin e tyre të megahitit “Gangnam Style”, që e kanë quajtur “Afghan Style”. Videoja është xhiruar për qëllime humanitare, ndërsa paratë e fituara do t’u dhurohen shërbimeve angleze të shpëtimit. Ky klip është njëri nga të shumtit që imitojnë këngën e jugkoreanit Psy, e cila ka thyer rekordet e shikueshmërisë në YouTube dhe është regjistruar në librin e rekordeve Guinness.
ad units