250x250 - ad block size (e.g. 250x20) 250 - ad block width 250 - ad block height #FFFFFF - background color in RRGGBB without # #FFFFFF - border color in RRGGBB without # #0000FF - black (in RRGGBB format, without leading #) #000000 - black(in RRGGBB format, without leading #) #34A705 - green (in RRGGBB format, without leading #) http://www.httpoolkosovo.com/ - http://ditarishqip.blogspot.com http%3A%2F%2Fwww.httpoolkosovo.com%2F - ditarishqip.blogspot.com http://www.httpoolkosovo.com/ - http://ditarishqip.blogspot.com http%3A%2F%2Fwww.httpoolkosovo.com%2F - ditarishqip.blogspot.com 51c77e588ccbe - 3

Urimet e zyrtarëve me rastin e Vitit të Ri

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë të shtetit kanë uruar qytetarët me rastin e Vitit të Ri. Në mesazhin e urimit të presidentes Atifete Jahjaga thuhet “Në vigjilje të kremtimit të Vitit të Ri 2013 ju dëshiroj të gjitha të mirat – shëndet, gëzime dhe suksese në jetën dhe punën tuaj. Ta kalojmë ndërrimin e moteve në familjet tona së bashku me të afërmit dhe miqtë, në solidaritet, në ndihmë dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit”. “Me këtë rast të kujtojmë me pietet dhe krenari ata që u flijuan për Kosovën. Të nderojmë familjet e tyre. Ideali dhe veprimtaria e dëshmorëve të jetë udhërrëfyese nga e cila marrim forcë për t’i tejkaluar të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohemi, dhe për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, me sistem të avancuar demokratik me liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim. Një shtet me rrugë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përjetshme me Shtete e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në urim. Më tej, Jahjaga shprehu falënderim të gjithë atyre që natën e ndërrimit të motmotit janë në punë duke e kryer detyrën dhe shërbimet e nevojshme. “Në këtë natë, i falënderojmë pjesëtarët e KFOR-it, të EULEX-it dhe të misioneve diplomatike në Kosovë dhe shprehim respektin për ndihmën që ata i ofrojnë Kosovës dhe qytetarëve tanë”, thuhet në urim. Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në mesazhin e urimit drejtuar qytetarëve të vendit theksoi se në këto çaste gëzimi e hareje nuk kemi sesi të mos kujtojmë flijimin dhe sakrificën mbinjerëzore të popullit tonë për liri, kulmuar me luftën e fundit çlirimtare dhe komandantin legjendar Adem Jashari, interesi i vetëm i të cilëve ishte Kosova e lirë e pavarur dhe demokratike. “Ne, sot po e mbyllim një vit përpjekjeje e zhvillimi aq sa lejuan rrethanat dhe po hyjmë në Vitin e Ri me objektiva të reja, duke pasur parasysh potencialet e shumta njerëzore e natyrore, ndaj besoj thellësisht që 2013-ta do të sjellë më shumë rritje ekonomike, më shumë vende pune dhe më shumë mirëqenie e lumturi në familjet tona”, shprehet Krasniqi.
ad units